Zgjedhjet në Kosovë

Hoxhaj zhvillon video-bisedë me Cherie Blair


Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me Cherie Blair, bashkëshorten e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

“E falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit” shkruan Hoxhaj në postimin e publikuar në llogarinë e tij zyrtare të Facebook-ut.

Sipas Hoxhajt, përcaktuesit për lirinë, pavarësinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës ishin ‘Tony dhe Cherie Blair në Angli, si dhe Bill e Hillary Clinton në Amerikë’.

“Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.” ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore