Lajme

Hoxhaj për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë – pa ta “festa nuk është e paplotë”


Deputeti në Parlamentin e Kosovës, Enver Hoxhaj

Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka kujtuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paragjykim në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Edhe ky nëntor na gjeti pa udhëheqësit kryesorë të luftës, të cilët, nën flamurin kuq e zi, dhe nën emblemën e UÇK-së i prinë luftës për lirinë e Kosovës”, shkroi Enver Hoxhaj.

“Pa Presidentin Hashim Thaçi, pa kryetarin Kadri Veseli, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Sali Mustafën, festa është e paplotë”.

Ndërkaq të padrejtë e quajti mbajtjen e tyre në paraburgim.

“Lufta e tyre, lufta e UÇK-së ishte e pastër, ishte luftë për mbrojtjen e qenësisë sonë dhe asgjë e askush nuk mund ta njollosë atë”, përfundoi Hoxhaj i PDK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore