Lajme

Hoxhaj, Kurtit: Me Rrahmanin do formalitet, me Vuçiç’in ke arritur marrëveshje gojore, feudale


Enver Hoxhaj ne parlament

Enver Hoxhajn e Partisë Demokratike të Kosovës e ka irrituar përmendja e shpeshtë e kryeministrit, Albin Kurti, se si zyra e kryeministrit do formalitet, sepse është institucion, prandaj nuk ka dashur që Rrahman Jasharaj ta quante “vëlla” brenda saj.

Nëse është kështu, tha Hoxhaj, derisa fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, atëherë përse nuk sillesh gjithmonë njëjtë.

Për Hoxhajn është e çuditshme se si Jasharajt, kryetarit të sindikatës së arsimit të Kosovës, i kërkon sjellje zyrtare, e në anën tjetër me presidentin e Serbisë, arrin marrëveshje jo formale të pashkruar.

“Nuk doja ta përmendja fare, por e theksove shpesh. Ti ke arritur marrëveshje gojore, tipik feudale me Vuçiç-in për punën e targave dhe kartave të identitetit. Ose le ta bëjë Besnik Bislimi publike”, tha Hoxhaj.

“Ky ka arritur marrëveshje private me Vuçiç-in”, shtoi ai, “prandaj unë e lus që askush s’është mirë të bëjë moral të dyfishtë”.

Albin Kurti

Kurti i ka replikuar Hoxhajt, por ka shmangur pjesën e marrëveshjes me Vuçiç-in. Ai vetëm ka ritheksuar se brenda zyrës së kryeministrit nuk bën të ketë sjellje private.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore