Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të mbajtur në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë që po mbahet në Prishtinë, tha se vendi i tij ka besim të plotë në Bashkimin Evropian si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier.
Ndryshe nga Hovenier, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dy ditë më parë e ka akuzuar Lajçak-un se është i anshëm në dialog, ia mban anën Serbisë dhe mban gjera të fshehura nga shtetet anëtare të BE-së.
Në një konferencë të gjatë për media, Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, e kanë bërë direkt pengues të procesit te dialogut vetë Lajçakun, personin që është i angazhuar për ta avancuar.
Kurti s’ka lënë dyshime duke deklaruar se Lajçak është person që punon për Serbi.
Madje, ka deklaruar se ka mundësi që as Josep Borrell, shefi i tij, nuk është në dijeni të këtij raporti të ndytë mes Lajçakut e palës serbe.
Kurti deklaroi se tashmë ka dërguar letra edhe te shtetet anëtare të BE-së, si Franca, Gjermania e Italia, për të dhënë vërejtjet e tij për Lajçakun.
Ndërsa Bashkimi Evropian i ka quajtur si “akuza të pabaza” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është i anshëm në dialog.
“Nuk i komentojmë deklaratat veçanërisht ato që janë akuza të baza”, tha zëdhënësi i BE-së kur u pyet për deklaratën e Kurtit ku akuzoi Lajçak-un se po favorizon Beogradin në procesin e bisedimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mediat serbe: Dialogu në nivel të kryenegociatorëve mbahet të martën
-
Policia nis hetimet për fotografit me mbishkrime kërcënuese në Veri
-
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë kundërshtimin e politikave diskriminuese të Serbisë, protestojnë përsëri më 23 shtator
-
Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë