Kosova

Hovenier: Kosova ka potencial të shndërrohet në një qendër të tregtisë


Jeffrey Hovenier

“Kosova është treg i vogël, por ka potencialin të shndërrohet në një qendër të tregtisë dhe investimeve në Evropën Juglindore”

Kështu është deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ishte pjesëmarrës në mbledhjen vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Për diplomatin amerikan një ndër prioritetet e tij është fuqizimi dhe thellimi i lidhjeve ekonomike dhe marrëdhënieve tregtare, i cili do të rezultojë në prosperitet më të madh si për popullin amerikan ashtu edhe për atë kosovarë.

“Viti 2021 ishte vit i mirë për ekonominë e Kosovës. Sektori privat është nxitësi kryesor i rritjes ekonomike. Është e rëndësishme krijimi i një sektori dinamik privat, fuqizimi i dialogut me komunitetin e biznesit, dhe shfrytëzimit të fuqisë së investimeve nga diaspora”, ka thënë Hovenier.

Veç kësaj, ambasadori amerikan tha se derisa sektori publik ka fuqi të arrijë shumë synime, është me rëndësi të largohet nga sektorë të caktuar të ekonomisë, për të lënë sektorin privat të bëjë më të mirën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore