Shije

Hoteli perfekt për Covid-19


Një hotel me arkitekture mesjetare, i ndodhur në Itali konsiderohet si  hoteli perfekt për të kaluar periudhën e pandemisë. Që nga vitet 1990, Italia ka qenë pioniere e një modeli turizmi të njohur si “albergo diffuso” , ose hotel i shpërndarë.

Këto lloj formatesh përfshijnë instalimin e një hoteli të plotë në ndërtesa të ndryshme të një fshati kryesisht të braktisur.

Sipërmarrësit e hotelerive i kanë marrë këto qytete fantazmë dhe i kanë shndërruar ato në banesa shpesh luksoze, me turistët në gjendje të qëndrojnë në ndërtesën e tyre individuale, por më pas të hanë në një restorant ose ndoshta të vizitojnë një SPA të instaluar në një pjesë tjetër të fshatit.

Ndërsa udhëtimet fillojnë të kthehen me perspektivën e një vaksine, ka të ngjarë që shumë turistë të favorizojnë akomodimin që ofron mundësinë e distancës shoqërore, dhe pikërisht në këto lloj hotelesh ku çdo gjë bëhet më e thjeshtë në një kohë pandemie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore