Rajoni

Horror në Athinë, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje


Është gjetur brenda një valixheje, në zonën e Vilia, Athinë trupi i dekompozuar i një gruaje.

Sipas burimeve të policisë, valixhja është gjetur brenda një pusi nga një gjahtar, në një zonë të vështirë për t’u gjetur.

Trupi i pajetë ishte shumë i dekompozuar, por pas ekspertizave arriti të thuhej që i përkiste një gruaje.

Brenda valixhes ndodhej vetëm trupi dhe veshje të brëndshme që mendohet se i përkisnin gruas.

Ndërkohë prokuroria ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e çështjes, i cili ka marrë mostra për të analizuar ADN-ën e gruas.

Sipas mediave greke, janë gjithashtu në fokus individë nga lista e personave që janë shpallur të humbur./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore