Tregjet

Hong Kong-u zgjat masat për nëpunësit civilë deri më 27 janar


Hong Kong-u ka lajmëruar të martën se do të zgjasë afatin e punës nga shtëpia për nëpunësit civilë deri më 27 janar.

Qendra globale financiare po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19.

Të hënën, Hong Kong-u raportoi 107 raste të reja të koronavirusit, numri më i lartë në gati një muaj. Kjo nxiti shqetësimin për një valë të re infeksionesh.

Masat e distancimit social, që pritet të përfundojnë këtë javë, do të shtyhen me qëllimin për të mbajtur nën kontroll shpërthimin e pandemisë.

Kufizimet COVID-19 vijnë përpara festimeve të Vitit të Ri Hënor, të cilat janë shkurtuar për të dytin vit radhazi.

Kufizimet e pandemisë përfshijnë mbylljen e palestrave, lokaleve, salloneve të bukurisë dhe kinemave.

Tregjet e luleve, të njohura gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor, do të lejohen të hapen me kapacitet 50%.

Qeveria do të kontrollojë fluksin e njerëzve përmes teknologjisë. Të gjithë njerëzit që do të hyjnë në tregjet e luleve do t’u matet temperatura, ndërsa punonjësit do të bëjnë një test COVID-19 përpara se të hapen tregjet.

Hong Kong-u ka pasur 9721 persona të prekur nga pandemia, ku 164 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore