Lajme

Hong Kong-u liron aktivistët demokratë, por i bllokon pasaportat


Policia e Hong Kong-ut ka liruar aktivistët e arrestuar këtë javë, por ka bllokuar pasaportat dhe dokumentet e tyre të udhëtimit.

Të gjithë, përveç tre prej 55 aktivistëve dhe ish-politikanëve të arrestuar të mërkurën janë liruar me kusht.

Policia e Hong Kongu-t nuk ka dhënë përgjigje zyrtare ndaj një kërkese se sa aktivistëve u është dhënë liria me kusht ose nëse dokumentet e udhëtimit janë sekuestruar.

Që kur ligji i sigurisë kombëtare u miratua në qershor, shumë aktivistë në Hong Kong janë arrestuar. Aktivistët u arrestuan me akuzën se ndihmuan për të organizuar një votim demokratik gjatë verës.

Votimi i organizuar përfshiu më shumë se 600 mijë votues.

Policia pretendon se veprimet nga ana e aktivistëve kanë qënë të paligjshme.

Ligji për sigurinë kombëtare është dënuar nga qeveritë e huaja.

Vende të ndryshme kanë deklaruar se ligji është kundër lirisë së të drejtave të njeriut.

Zyrtarët kinezë e kanë mbrojtur ligjin duke e konsideruar të nevojshëm për të rivendosur stabilitetin pas trazirave në 2019./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore