Bota

Hong Kong: Propozohet ligj që ndalon njerëzit të largohen nga qyteti


Shoqata e Avokatëve të Hong Kongut (HKBA) ka paraqitur një letër tek këshilli legjislativ i vendit premten në lidhje me një ligjin të propozuar, i cili mund të ndalon çdo individ-rezident apo jo- të largohet nga qyteti.

Avokatët thonë se propozimi do i jep shefit të emigracionit fuqi të pakufizuar për të ndaluar njerëzit që dalin jashtë zonës nga ndonjë proces gjyqësor.

“Janë veçanërisht shqetësuese arsyet mbi të cilat mund të ushtrohet një pushtet i tillë ndërhyrës, i cili nuk përcaktohet në legjislacion dhe nuk përcaktohet asnjë shpjegim pse është e nevojshme një fuqi e tillë, apo edhe se si synohet të përdoret” u shpreh HKBA në një deklaratë.

Shoqata shtoi gjithashtu, se një ndalim i këtij lloji është kompetencë e gjykatës dhe jo e drejtorive.

Ndërkohë që nga vendosja e një ligji të ri të sigurisë kombëtare në qershor të vitit të kaluar, një numër në rritje i aktivistëve dhe politikanëve të demokracisë kanë mërguar. Nga ana tjetër, Kina ka forcuar kontrollin e saj në qytetin gjysmë-autonom.

Situata politike në vend është duke nxitur një eksod tepër të gjerë të qytetarëve të Hong-Kong-ut.

Shumë prej tyre po ndërmarrin planet e imigracionit të ofruara nga vende si Mretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Tajvani i afërt.

Ndërkohë, që nga imponimi i ligjit të sigurisë kombëtare nga Pekini për të shkatërruar protestat e demokracisë, gati 100 njerëz, përfshirë manjatin e mediave demokratike Jimmy Lai dhe aktivistin e shquar Joshua Wong, janë arrestuar.

Ligji i Mbretërisë së Bashkuar

Katër prej tyre janë akuzuar për krime që mund t’u sjellin burgim të përjetshëm nëse dënohen.

Mё herёt Britania e Madhe nisi skemёn e vizave për qytetarët anglez të Hong Kong-ut.

Nёpёrmjet kёsaj skleme miliona qytetarё do tё kenё mundёsi tё aplikojnё pёr tё jetuar dhe punuar nё MB.

Nuk dihet ende përse Hong-Kongu ka nënshkruar këtë projektligj që i ndalon lëvizjen qytetarëve jashtë qytetit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore