Bota

Hong Kong: Jimmy Lai dënohet me 14 muaj burg pёr protestat e pro-demokracisë


Manjati i mediave pro-demokratike në Hong Kong, Jimmy Lai, është dënuar me 14 muaj burg pasi u shpall fajtor për mbledhje të paautorizuar.

Lai ishte një nga disa aktivistët qё u shpallën fajtorë për akuza në lidhje me demonstrata të mëdha në vitin 2019.

Themeluesi 73-vjeçar i Apple Daily është një kritik i ashpër i Pekinit.

Disa aktivistë të tjerë u dënuan të premten për pjesëmarrje në dy demonstrata, më 18 gusht dhe 31 gusht tё vitit 2019.

Veterani ushtarak Martin Lee, 82 vjeç dhe avokati Margaret Ng, 73 vjeç, ishin dy prej tyre, dënimet e të cilëve u pezulluan.

Në fillim të kësaj jave, gazeta “Apple Daily” e Lai publikoi një letër të shkruar prej tij nga burgu.

“Ёshtё përgjegjësi e jona si gazetarë të kërkojmë drejtësi. Për sa kohë që nuk jemi të verbër nga tundimet e padrejta, mos lejoni që e keqja të marrë rrugën e vet përmes nesh, ne jemi duke përmbushur përgjegjësinë tonë”, shkruhej nё letёr.

Lai u dënua me 12 muaj për demonstratën e 18 gushtit dhe tetë muaj të tjerë për atё tё 31 gushtit. Gjykatësi urdhëroi që dënimet të mbaheshin njëkohësisht, përveç dy muajve.

Ai përballet gjithashtu me gjashtë akuza të tjera, dy prej të cilave u vendosën nën Ligjin e ri të Sigurisë Kombëtare të vendit, i cili mund ta mbajë nё dёnim maksimal.

Ёshtë e mundur që prokurorët tё mund të paraqesin akuza të mëtejshme kundër tij.

Britania ia ktheu Hong Kongun Kinës në vitin 1997 dhe Ligji Themelor u krijua nën marrëveshjen e dorëzimit nën parimin “një vend, dy sisteme”.

Kjo për të mbrojtur liritë e caktuara për Hong Kongun: liria e mbledhjes dhe e fjalës, një gjyqësor i pavarur dhe disa të drejta demokratike, liritë që asnjë pjesë tjetër e Kinës kontinentale nuk i ka.

Por frika se ky model po gërryhet, çoi në protesta të mëdha tё pro-demokracisë në vitin 2019.

Disa protesta u bёnё të dhunshme dhe në vitin 2020, Kina prezantoi një ligj të diskutueshëm të sigurisë kombëtare në territor, duke penalizuar shkëputjen, përmbysjen dhe bashkëpunimin me forcat e huaja me dënimin maksimal, me burgim të përjetshëm.

Pekini tha se ligji do të sjellë stabilitet. Që kur ligji është miratuar në qershor, rreth 100 njerëz janë arrestuar, përfshirë Lai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore