Lajme

Hong Kong, Jimmy Lai dënohet me 1 vit burg për protestat pro-demokracisë


Manjati i mediave pro-demokracisë në Hong Kong, Jimmy Lai, u dënua me 12 muaj burg, pasi u shpall fajtor për mbledhje të paautorizuara, të premten e 16 prillit.

Lai ishte një nga disa aktivistët që u gjykuan në lidhje me demonstratat pro-demokracisë në vitin 2019.

Nëntë aktivistët e tjerë u shpallën fajtorë për veprimet e tyre më 18 dhe 31 gusht 2019.

Themeluesi 73-vjeçar i Apple Daily është një kritik i ashpër i Pekinit.

Vendimi vjen ndërsa kontinenti po goditet gjithnjë e më shumë për të drejtat dhe liritë e Hong Kongut.

Në fillim të kësaj jave, gazeta Apple Daily e Lai-t, publikoi një letër të shkruar me dorë nga ai, dërguar nga burgu.

Në letër shkruhej se “është përgjegjësia jonë si gazetarë të kërkojmë drejtësi. Për sa kohë që nuk jemi të verbuar nga tundimet e padrejta, ne nuk lejojmë që e keqja të marrë rrugën e saj përmes nesh, ne jemi duke përmbushur përgjegjësitë tonë”.

Lai u përball me tetë akuza në total. Dy prej të cilave u vendosën nën Ligjin e ri të Sigurisë Kombëtare të vendit nga Pekini.

Kjo e fundit do të thotë se mbart dënime të rrepta, që përfshin një burg të gjatë.

Ligji, i zbatuar në Hong Kong nga Kina vitin e kaluar, penalizon shkëputjen dhe përmbysjen.

Më parë këtë muaj, Pekini rishikoi rregullat zgjedhore të territorit për të siguruar më shumë besnikëri ndaj territorit.

Çfarë ka ndodhur në Hong Kong?

Të martën e 30 marsit, organi më i lartë vendimmarrës, Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar (KPK), votoi unanimisht për disa ndryshime në anekset e mini-kushtetutës së Hong Kongu-t.

Parlamenti i Pekinit më 11 mars, miratoi rezolutën “patriotë që qeverisin në Hong Kong” gjatë takimeve të KPK-së.

Kina ka kaluar ndryshime gjithëpërfshirëse në rregullat zgjedhore të Hong Kongut, të cilat do të forcojnë kontrollin e saj mbi qytetin.

Numri i vendeve të zgjedhura drejtpërdrejtë në parlament është shkurtuar pothuajse përgjysmë, dhe deputetët e ardhshëm së pari do të verifikohen nga një komitet pro-Pekinit për të siguruar besnikërinë e tyre në kontinent.

Qëllimi është që të sigurohet se vetëm figurat “patriotike” mund të garojnë për pozicionet e pushtetit.

Cilat janë ndryshimet dhe çfarë kuptimi kanë ato për Hong Kongun?

Këshilli Parlamentar i Legjislacionit të Hong Kongu-t (LegCo) do të ndryshohet, duke e bërë më të lehtë ndalimin e politikanëve, që konsiderohen kritikë ndaj Pekinit.

Të gjithë kandidatët e ardhshëm do të verifikohen dhe ndikimi i anëtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në LegCo ka të ngjarë të zbehet.

Ndryshimet vijnë muaj pasi disa ligjvënës të opozitës u skualifikuan, çka çoi në dorëheqjen e të gjithë opozitës në LegCo.

Zgjedhjet lokale do të mbahen gjatë vitit 2021, megjithëse nuk është ende e qartë se kur do të hyjnë në fuqi këto reforma.

Historia e Hong Kongu-t

Hong Kongu, një ish-koloni britanike, iu rikthye Kinës në vitin 1997. Britani-Kinë bënë marrëveshjen e dorëzimit mbi një Ligj Themelor nën parimin “një vend, dy sisteme”.

Kjo, në thelb, i jep Hong Kongut më shumë liri, të cilat supozohet të qëndrojnë të paprekura deri në vitin 2047.

Por, në vitet e fundit, Pekini gradualisht ka rritur ndikimin e tij në Hong Kong.

Pas viteve të protestave pro-demokracisë, demonstrata të reja në vitin 2019 u përshkallëzuan në valë të dhunës midis aktivistëve dhe policisë.

Në vitin 2020, Pekini miratoi një ligj të diskutueshëm të sigurisë kombëtare, gjithashtu duke e shtuar atë në një aneks të Ligjit Themelor, i cili uli në thelb autonominë gjyqësore të Hong Kongu-t dhe e bëri më të lehtë dënimin e demonstruesve.

Që atëherë, një varg kritikësh janë arrestuar sipas ligjit, i cili mbart burgim të përjetshëm si një dënim maksimal.

Kritikët kanë pohuar se, me këto lëvizje për të pohuar më shumë kontroll mbi Hong Kong, Kina po minon parimin “një vend, dy sisteme”, por Pekini e mohon këtë.

Ka polemika se reformat zgjedhore “patriotë” ndryshojnë Ligjin Themelor dhe shkelin marrëveshjen e dorëzimit.

Ndërsa kampi pro-Pekin i Hong Kongut thotë se ndryshimet nuk kanë ndikim në mini-kushtetutë, pasi vetëm anekset e saj po ndryshohen. Ndërsa pala pro-demokracisë këmbëngul se po shkelet marrëveshja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore