Lajme

Hong Kong, aktivistja eTiananmen-it lirohet me kusht


Aktivistja nga Hong Kong-u Chow Hang Tung

Aktivistja nga Hong Kong-u, Chow Hang Tung, u la e lirë me kusht të shtunën e 5 qershorit. Një ditë pas arrestimit të saj nën akuzën për promovimin e një asambleje të paautorizuar në kujtim të shtypjes së tubimit të aktivistëve pro-demokracisë, në Sheshin Tiananmen, në 1989-ën në Pekin.

Chow u la e lirë me kusht, kundrejt shumës prej 10 mijë dollarësh. Si dhe do të duhet të paraqitet në stacionin e policisë më 5 korrik.

Policia arrestoi Chow, nënkryetare e Aleancës Hong Kong në Mbështetje të Lëvizjeve Demokratike Patriotike të Kinës, duke pretenduar se ajo promovoi një asamble të paautorizuar herët në mëngjes të premten.

“Nuk ka asnjë logjikë në këtë. Është një akuzë plotësisht absurde, abuzim i plotë i pushtetit. Unë hedh poshtë të gjitha pretendimet”, u tha ajo gazetarëve jashtë stacionit të policisë.

Ndalimi i vigjilencës dhe të paktën gjashtë arrestime erdhën mes shqetësimit në rritje në lëvizjen pro-demokracisë dhe ndërkombëtarisht për shtypjen e lirive tradicionale të qytetit gjysmë-autonom. Veçanërisht një ligj i sigurisë kombëtare i vendosur nga Pekini vitin e kaluar.

“Unë dua t’u them të gjithë atyre që morën pjesë në këtë shtypje të ngjarjes së përkujtimit të Tiananmen-it këtë vit. Mos u fshihni më pas për sigurimin teknik të urdhëresës së rendit publik”, tha Chow.

“Hapni sytë dhe shikoni se çfarë jeni duke bërë në të vërtetë, ajo që në të vërtetë po bëni është të mbuloni krimin e vrasësve në 1989-ën”.

Të premten panë autoritetet që vulosnin Victoria Park, vendi i vigjilencave më të mëdha në botë Tiananmen për më shumë se tre dekada, për të zbatuar një ndalim të asamblesë vjetore për një vit të dytë për shkak të kufizimeve nga coronavirus-i.

Disa kisha hapën dyert e tyre për meshat përkujtimore për viktimat e Tiananmen-it. Ndërsa njerëzit mbushnin vendet me frikën se do arrestoheshin në rrugë.

Në një gjest të paparë diplomatik mes ndalimit të policisë për vigjiljen, qirinjtë ‘dridheshin’ në dritaret e konsullatës së Shteteve të Bashkuara dhe zyrës së Bashkimit Evropian në qytet.

Para arrestimit të saj, Chow i tha medias amerikane ‘’Reuters’’ se 4 qershori ishte një provë për Hong Kong-un “nëse mund ta mbrojmë vijën tonë të moralit”.

“Për sa kohë që ata nuk kanë thënë qirinjtë janë të paligjshëm, ne do të ndezim një qiri”, tha ajo.

Megjithëse nuk mund të ndizte një qiri ndërsa ishte në paraburgim, ajo tha se agjëroi gjatë ndalimit të saj.

Lee Cheuk-yan, kryetari i aleancës, është në burg për një asamble të paligjshme në vitin 2019. Vetë Chow po përballet me një akuzë për nxitje dhe pjesëmarrje në një asamble të paligjshme më 4 qershor të vitit të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore