Bota

Hong Kong: 53 aktivistë në pranga


53 persona, përfshirë politikanë dhe aktivistë pro-demokratë në Hong Kong, u arrestuan të mërkurën sipas Ligjit të Sigurisë Kombëtare (NSL) i imponuar nga Pekini.

Në operacionin policor u përfshinë 1 mijë oficerë policie, ku arrestuan gjashtë organizatorë dhe 47 pjesëmarrës.

Midis të arrestuarve ishin ish-anëtarë të Këshillit Legjislativ, një ish-profesor i drejtësisë, një avokat amerikan i cili ka qenë i përfshirë në lëvizjen pro-demokracisë dhe një numër këshilltarësh rrethi.

Objektiva të tjera të sulmeve të së mërkurës përfshinin, selinë e portalit të njohur pro-demokrate, Stand News, Apple Daily dhe InMedia HK.

Kjo ishte goditja më e madhe ndaj forcave të opozitës në këtë qytet gjysmë-autonom.

NSL-ja, është përdorur si një mjet i fuqishëm për të goditur protestat e ashpra anti-Pekin.

Këto protesta përmbytën qytetin për muaj me radhë.

Me arrestimin e fundit, Qeveria ka mprehur fokusin e saj në eleminimin e opozitës brenda institucioneve politike të qytetit.

Verën e kaluar, Qeveria skualifikoi disa kandidatë pro-demokratë  në zgjedhjet e shtatorit për Këshillin Legjislativ.

Arrestimet të mërkurën rritën mundësinë që shumë prej politikanëve më të njohur pro-demokratë të Hong Kongut nuk do të ishin në gjendje të garonin në zgjedhjet e planifikuara këtë vjeshtë.

Nëse ata do të kishin arritur të fitonin, patën deklaruar se “kishin në plan të përdornin veton për të bllokuar axhendën e qeverisë”.

Kjo përfshinte dhe veton e buxhetit vjetor.

Bastisjet u dënuan nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Sipas NSL-së, kushdo në Hong Kong që besohet se kryen terrorizëm, separatizëm, përmbysje të pushtetit shtetëror, nëse dënohet, përballet me burgim të përjetshëm /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore