Boterori 2022

Holandë – Katar, formacionet zyrtare


Nga sot (e marte) do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Lideri i Grupit A, Holanda, do të ballafaqohet me vendin mikpritës, Katarin, ndeshje kjo që fillon në ora 16:00.

Momentalisht holandezët janë në vendin e parë me katër pikë, aq sa ka edhe Ekuadori i vendit të dytë, ndërsa Senegali qëndron në vendin e tretë me një pikë më pak.

Kur kanë mbetur edhe rreth një orë nga fillimi i sfidës, tashmë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Holanda (4-3-1-2): Noppert, Timber, van Dijk, Ake, Dumfries, de Roon, de Jong, Blind, Klaassen, Gakpo, Depay.

Katari (5-3-2): Barsham, Mohammad, Ro-Ro, Khoukhi, Hassan, Ahmed, Al Haydos, Madibo, Hatim, Ali, Afif

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore