Euro 2020

Holandë – Çeki, fakte dhe statistika interesante


Holanda dhe Çekia përballen në “Puskas Arena” në kuadër të raundit të 16-ave në EURO 2020.

Fituesja e këtij dueli, në raundin tjetër do të përballet me Danimarkën, e cila fitoi 4-0 përballë Uellsit.

Të dy shtetet e kanë fituar një herë Europianin.

Çekia e fitonte si Çekosllovakia në vitin 1976.

Kurse Holanda e fitoi me gjeneratën e tyre të artë, në vitin 1998.

Republika Çeke është kualifikuar në Europian në shtatë edicionet e fundit, kurse Holanda është kthyer pas mungesës në EURO 2016.

Në një Europian, dy shtetet janë përballur dy herë, të dyja herët në grupe.

Në EURO 2000, Holanda ka fituar me rezultat 1-0.

Kurse, në EURO 2004, Çekia triumfoi 3-2.

Në total, dy skuadrat janë përballur 11 herë.

Çekët kanë bilanc më të mirë, me pesë fitore, tre herë ka fituar Holanda dhe tre ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sonte është hera e parë që ata përballen në fazën me eliminim.

Kush do të arrijë fitoren, mbetet të shihet me fillim në orën 18:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore