Lajme

Holanda paralizohet nga një stuhi dëbore


Një stuhi bore ka goditur Holandën më 6 shkurt. Ky është një fenomen i pazakontë për vendet e ulëta. Reshjet e mëdha të dëborës janë kombinuar me acarin dhe erërat e forta që variojnë nga 62 deri 74 km/orë. Kjo stuhi është e para që ka mbërthyer vendin që pas vitit 2010.  Situata meteorologjike ka në shtyrë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. Rreth 30 mijë njerëz duhet të merrnin një injeksion të vaksinës këtë fundjavë.

Në varësi të rajonit, shtresa e dëborës arrin nga 5 deri në 30 centimetra mëngjesin e 7 janarit. Në lindje të vendit thellësia e dëborës arrinte në një  metër lartësi. Rrugët kishin ngrirë nga akulli.  Rreth 20 mijë rrugë u përdorën për të shkrirë akullin në rrugë.  Rreth 100 aksidente janë regjistruar deri në mesditën e 7 shkurtit. Janë anuluar nisjet e trenave. Një numër i madh fluturimesh janë anuluar.

Në plazhin Schveningen në Hagë, kishte disa qytetarë bënë banja në akull, ndërsa në Amsterdam qytetarë të shumtë bënë ski.

Në Amsterdam. EVA PLEVIER / REUTERS

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore