Lajme

Holanda ndalon birësimet nga vendet e huaja


Një komision hetimor në Holandë, ka zbuluar se disa fëmijë nga vendet e largëta si Bangladeshi, Brazili, Kolumbia janë marrë nga prindërit e tyre në mënyrë ilegale.

Qeveria holandeze pas publikimit të këtij raporti, pezulloi dhe birësimet nga vendet e huaja.

Ky problem ka vite që diskutohet në shtetin holandez. Qeveria e mëparshme është kritikuar shpesh-herë për pasivitetin e saj ndaj rasteve të abuzimit, ku nënat e varfra detyroheshin të jepnin fëmijët e tyre për birësim.

Mediat lokale më herët kishin raportuar për rritje të numrit të fëmijëve të birësuar. Hetimi i kryer zbuloi se dokumentet e tyre të lindjes, ishin zhdukur ose falsifikuar dhe që birësimet e tyre ishin të paligjshme.

Rreth 40 mijë fëmijë nga 80 vende ishin birësuar në gjysmën e shekullit të kaluar nga prindërit holandezë.

Ministri për Mbrojtjen Ligjore, Sandër Dekker, u kërkoi falje fëmijëve të birësuar, prindërve adoptues.

“Birësimet që ishin tashmë në proces do të lejohen të vazhdojnë”, tha Dekker.

Ai gjithashtu, njoftoi se do të krijohet një qendër kombëtare e ekspertizës për të mbështetur njerëzit e adoptuar në kërkimin e familjeve të tyre të lindura.

Ai citoi një rast të zbuluar në fund të vitit 1980, ku një mamie indoneziane u arrestua pasi 18 foshnje u zbuluan në papafingon e saj. që kishin për qëllim birësimin në familjet perëndimore dhe kryesisht holandeze.

Qeveria e kryeministrit, Mark Rutte, dha dorëheqjen muajin e kaluar për shkak të një skandali të mashtrimit të mirëqenies së fëmijëve, por po qëndron në një rol të përkohshëm për të trajtuar pandeminë deri në zgjedhjet parlamentare në mars.

Procedurat e birësimit

Kushdo që dëshiron të birësojë një fëmijë nga një vend tjetër duhet të plotësojë një numër kushtesh. Për të filluar procedurën e birësimit ju duhet gjithashtu një ‘deklaratë miratimi në parim’. Ky dokument tregon se, sipas mendimit të qeverisë Holandeze, ju jeni i përshtatshëm për të birësuar një fëmijë nga një vend tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore