Përballje

Holanda kualifikohet në çerekfinale, triumfon përballë SHBA-së


Ndeshja e parë e xhiros së 1/8 finales mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.

Dueli ishte i baraspeshuar statistikisht, por Holanda shfrytëzoi mundësitë që kishte.

Goli i parë u shënua në minutën e 10-të, me anë të sulmuesit të Barcelonës, Memphis Depay.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e parë shtesë, Daley Blind shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 76-të, Wright shënoi një gol fantastik pas një pasimi të Christian Pulisic.

Në minutën e 81-të, Denzel Dumfries shënoi golin e fundit të ndeshjes, për t’i siguruar fitoren kombëtares së tij.

Pas kësaj fitoreje, Holanda do luaj kundër fituesit të ndeshjes Argjentinë – Australi, që fillon në 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore