Film

Historitë nga filmat romantikë nuk janë gjithmonë jorealiste


Ilustrim

Filmat romantikë, qofshin drama apo komedi, janë kryesisht plot klishe. Publiku tashmë është mësuar të mos habitet kur shikon filma të tillë dhe, duke gjykuar nga popullariteti i tyre, duket se njerëzit nuk shqetësohen për parashikueshmërinë e tregimeve të tyre.

Fakti që diçka është klishe, megjithatë, nuk do të thotë se është e pa vërtetë, përkundrazi, ekspertët kanë zbuluar se ngjarjet si në filma nuk janë një gjë e pazakontë.

Largimi në një shtet ose qytet tjetër pas një ndarjeje

Filmi: Under the Tuscan Sun (2003), The Holiday (2006), Eat Pray Love (2010)

Sekuence nga filmi “Holiday”

Shpesh skenaristët i dërgojnë personazhet e tyre me zemër të thyer në një vend apo qytet tjetër, në çdo rast sa më larg nga ish-partneri i tyre. Sapo këta personazhe e gjejnë veten në një mjedis tjetër, shumë lehtë gjejnë miq të rinj dhe në fund dashuri të re.

Psikologët dhe studiuesit kanë zbuluar se diçka e tillë nuk është e pazakontë në jetën reale. Njerëzit e braktisur së fundmi kënaqen shumë duke lënë vendin ku kanë jetuar me partnerin e tyre dhe vetë udhëtimi i bën ata të harrojnë dashurinë e tyre.

Regjistroni mendimet për jetën tuaj të dashurisë në një ditar

Filmi: Bridget Jones’s Diary (2001), How to Lose a Guy in 10 Days (2003), Sleepless in Seattle (1993)

Sekuence nga filmi “Bridget Jones’s Diary”

Protagonistët kryesorë të filmave romantikë janë ndonjëherë shkrimtarë, gazetarë ose njerëz që thjesht duan të shkruajnë një ditar. Shpesh në filma të tillë mund të dëgjojmë rrëfimin e tyre për tekstet që kanë shkruar, të cilat më së shpeshti kanë të bëjnë me jetën e tyre personale dhe problemet, dashurinë apo ndonjë tjetër, me të cilën përballen.

Nuk ka asgjë të diskutueshme për këtë, për më tepër, ekspertët na këshillojnë t’i hedhim mendimet tona në letër, sepse mund të na ndihmojë të identifikojmë me saktësi se cili është problemi ynë, por edhe ku qëndron zgjidhja e tij.

Ndryshimi i stilit të modës

Filma: She’s All That (1999), Miss Congeniality (2000), Clueless (1995)

Sekuence nga filmi “Miss Congeniality”

Deri tani kemi parë shumë interpretime të kësaj klisheje, por thelbi i saj është i njëjtë. Më së shumti ndjekim fatin e një vajze të tërhequr që askush nuk e vëren, dhe pastaj, pas një ndryshimi rrënjësor të stilit, i cili reflektohet kryesisht në një model flokësh të ri, përdorimin e grimit dhe veshjet më tërheqëse, ajo befas bëhet e njohur dhe fillon një të re.

Hulumtimet kanë konfirmuar se kujdesi për pamjen, veshjet dhe rregullsinë me të vërtetë hap dyer të reja për njerëzit, për të cilat ata mendonin se ishin përgjithmonë të mbyllura për ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore