Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 2012


Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në fillimi e Evropianit të 16-të në histori, historiku i EURO-ve në Albanian Post po i afrohet fundit.

Deri me tani, kemi shpjeguar historikun e 13-të Evropianëve.

Radhën e ka i 14-ti, ai që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, EURO 2012.

Nëntë vite më parë, u zhvillua një ndër Evropianet më interesante në histori.

Ky Evropian konfirmoi krijimi e një dinastie futbolli, rishkruajti historinë, duke ngjitur në fronin e futbollit, një furi të keqe.

Faza kualifikuese përsëri ndryshoi.

Si?

Në fakt, ndryshimi ishte një rikthim, te sistemi i vjetër.

Me Poloninë dhe Ukrainën që e kishin vendin e siguruar, edhe 14 skuadra tjera luftonin për vendin e tyre.

Ato u ndanë në nëntë grupe.

Nëntë të parat siguronin kualifikimin direkt.

E para e nëntë të dytave po ashtu kualifikohej direkt, e tetë të tjerat siguronin vendin përmes play-off.

Nga vendi i parë, u kualifikuan: Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Holandë, Greqi, Angli, Danimarkë, Spanjë.

Suedia ishte më e mira e të dytave, duke u kualifikuar po ashtu direkt.

Play-off dhe rezultatet

Turqi 0-3 Kroaci

Estonia 1-5 Irlanda

Çeki 3-0 Mali i Zi

Bosnia dhe Hercegovina 2-6 Portuglia

Kështu u konfirmuan edhe 16 skuadrat e EURO 2012.

EURO 2012

Shorti caktoi këto grupe:

A: Çeki, Greqi, Poloni, Rusi.

B: Danimarkë, Gjermani, Holandë, Portugali.

C: Irlandë, Itali, Kroaci, Spanjë.

D: Angli, Francë, Suedi, Ukrainë.

Dy të parat e çdo grupi vazhdonin tutje, për në fazën çerekfinale.

GRUPI A

Përkundër debaklit që pësoi në ndeshjen e parë nga Rusia, Çekia arriti të përfundonte në vendin e parë.

Ata përfunduan grupin me gjashtë pikë.

Greqia përfundoi në vendin e dytë.

Kampionët e vitit 2004, pjesëmarrjen në fazën me eliminim e arritën në ndeshjen e fundit.

Falë fitores përballë Rusisë, Greqia avansoi me katër pikë, falë fitores në ndeshjen direkte.

GRUPI B

Gjermania ishte më e mira e grupit B.

Skuadra e Loë, i fitoi tre ndeshjet e tyre, duke përfunduar me nëntë pikë.

E dyta përfundoi Portugalia, me gjashtë pikë.

Kualifikimin portugezët e siguruan falë një super paraqitje nga Crisitano Ronaldo në ndeshjen e fundit të grupit, përballë Holandës.

Jashtë mbetën Danimarka dhe Holanda.

GRUPI C

Kampionët në fuqi, Spanja, kaluan me shumë siguri grupet.

Iberikët përfunduan grupin me shtatë pikë ng tre ndeshje.

Pas tyre përfunduan italianët, me pesë pikë.

Jashtë mbetën Kroacia me katër pikë e Irlanda me zzero.

GRUPI D

Njësoj sikur Spanja, as Anglia nuk kishte asnjë problem në grupe.

Tre luanët përfunduan të parët, me shtatë pikë.

Jashtë mbetën Ukraina e Suedia, të dyja me nga tre pikë.

Kështu u konfirmuan edhe çiftet çerekfinale.

Çerekfinalet

Dueli i parë ishte ai mes Çekisë dhe Portugalisë.

Ndeshja ishte tërësisht e njëanshme, në aspektin e rasteve të krijuara.

Portugalia gjatë gjithë kohës kishte mundësi prë shënim, por në 99% të rasteve hasi në ndalesë nga Petr Chech.

U desh minuta e 79-të që të shihej goli i parë dhe i vetëm i ndeshjes.

Cristiano Ronaldo, me një gol shumë të bukur me kokë, dërgoi Portugalinë në gjysmëfinale.

Gjermani – Greqi

Gjithçka ndodhi brenda 13 minutave në pjesën e dytë.

Lahm shënoi për epërinë e Gjermanië në minutën e 39-të.

Samaras barazoi në minutën e 55-të.

Khedira, Klose dhe Reus. Për 13 minuta, Gjermania shënoi tre herë për të siguruar kualifikimin.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Salpingidis shënoi nga penalltia.

Rezultati përfundimtar ishte 4-2.

Spanjë – Francë

Franc, në asnjë moment të ndeshjes, nuk ishte rrezik për Spanjën.

Kampionët në fuqi të Botës dhe Evropës e kishin shumë të lehtë.

Protagonisti i ndeshjes ishte Xabi Alonso i Real Madrid-it.

Ai shënoi në minutën e 19-të dhe 91-të, për rezultatin përfundimtar, 2-0.

Angli – Itali

E vetmja ndeshje e çerekfinaleve që kishte nevojë për vazhdime e penallti.

Gjatë 120 minutave, asgjë interesante nuk ndodhi, me portat që mbetën të paprekura.

Penalltitë do të përcaktonin gjysmëfinalistin e fundit.

Gerrard e Rooney shënuan për Anglinë, deri sa Young e Cole gabuan.

Balotelli, Pirlo, Nocerino, Diamanti shënuan për Italinë, për fitoren 4-2.

Pirlo, dhe penalltia e tij në stilin “panenka”, është eventi që do të mbetet gjithmonë në histori nga kjo ndeshje.

Gjysmëfinalet

Finalisti i parë do të përcaktohej më 27 qershor, në Donetsk.

Ndeshja e cila i pa skuadrat të ishin shumë të kujdesshme për rezultatin, nuk prodhoi asgjë gjatë 120 minutave.

Gjithçka do të vendosej përmes llotarisë së 11-metërshave.

Spanja fitoi 4-2.

Moutinho dhe Alves gabuan për Portugalinë, kurse vetëm Alonso për Spanjën.

Fabregas shënoi golin e fitores për iberikët, të cilët arritën fitoren e dytë radhazi.

Gjermani – Itali

Me një fjalë, kjo mund të konsiderohet edhe si ndeshja e Balotelli-t.

Kjo ndeshje, të paktën për një kohë të shkurtër, i bëri të gjithë që Balotelli-t, t’i drejtoheshin si “Super Mario”.

Ai shënoi dy super gola në një periudhë prej 16 minutave.

Penalltia e Ozil në minutën e 92-të, nuk ndryshoi asgjë në rezultatin përfundimtar.

Italia iu drejtua finales, e cila do të ishte një përsëritje e ndeshjes së grupit C.

Finalja e madhe

Kjo finale, mund të përshkruhet shumë mirë me një zhvillim në minutat e fundit të ndeshjes.

Portjeri i Spanjës, Iker Casillas, kërkoi që ndeshja të përfundonte më shpejt, për shkak të respektit që kishin për kundërshtarin.

Kjo finale, deri më tani, është më e njëanshmja në histori të Evropianëve.

Spanja shënoi dy gola në secilën pjesë, për fitoren 4-0.

Silva dhe Alba shënuan në pjesën e parë.

Torres dhe Mata shënuan në pjesën e dytë.

Furia e kuqe e pushtoi futbollin pikërisht si një furi.

Ata u bënë shteti i vetëm që e fiton Evropianin dy herë me radhë.

Futboll i bukur, gola, mbrojtje e çeliktë, skuadër e jashtëzakonshme. Kjo gjeneratë e Spanjës ishte e jashtëzakonshme, e ata e shfrytëzuan kualitetin e tyre jashtëzakonisht mirë.

Së shpejti, episodi i fundit i historikut, EURO 2016…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore