Lajme

Historike: Gjykata në Kinë dëmshpërblen gruan për punët e shtëpisë


Gjykata në Kinë ka urdhëruar burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë në një çështje historike.

Një gjykatë divorci në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo ka bërë përgjatë martesës së tyre.

Gruaja do të marrë 50 mijë juanë (7 mijë e 700 dollarë) për pesë vjet punë të papaguar.

Rasti ka prodhuar një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, disa thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël.

Vendimi vjen pas prezantimit nga Kina të një kodi të ri civil.

Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në 2015.

Ajo hezitoi në fillim të divorcohej, por më vonë kërkoi kompensim financiar. Me argumentin se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e djalit të tyre.

Gjykata e Rrethit Fangshan në Pekin vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor të saj mujor prej 2 mijë juan. Si dhe pagesën e njëhershme të 50 mijë juanëve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.

Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve të hënën se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme. “Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme”, tha gjykatësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore