Jetesë & Stil

Historia më pak e njohur se si lindën imazhet në Google


Jennifer Lopez në ceremoninë e 42 të ndarjes së çmimeve Grammy më 23 shkurt 2000

“Google Images” është një mjet i kërkimit të imazheve nga Google që lejon përdoruesit të kërkojnë fotografi dhe imazhe në internet. Ne mbështetemi në “Google Images” çdo herë që duam të kërkojmë fotografi të personazheve të famshëm, vendeve dhe pothuajse gjithçka tjetër.

Dhe ndërsa duket se opsioni për të kërkuar fotografi në Google ka qenë gjithmonë atje, realiteti është pak më ndryshe.

20 vjet më parë, një fustan “Green Versace” i projektuar nga stilistja italiane e modës Donatella Versace bëri buj në internet. Fustani i printuar në xhungël u vesh nga aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez në Grammy Awards në vitin 2000, duke u bërë një senzacion brenda natës.

Imazhi bëri një ndikim aq të fortë në mendjet e njerëzve, sa u bë menjëherë pyetja më e njohur e kërkimit që Google kishte parë rreth asaj kohe.

Kur në vitin 2000, rezultatet e kërkimit ishin akoma një listë e lidhjeve blu. Në atë kohë Google vetëm se kishte filluar të shikonte për mundësin e përfshirjes së imazheve në kërkim, por ishte kjo shtytja përfundimtare e cila bëri që të krijoheshin imazhet në Google.

Veshja gjithashtu ripërcaktoi modën dhe hapi dyer të reja për mënyrën sesi një artiste mund t’i afrohet një pamje të guximshme të tapetit të kuq. Fustani tani është bërë një kërkim me gjelbërim të përjetshëm për Google.

Sipas Cathy Edwards, drejtoreshë për inxhinieri dhe produkt për imazhet e Google, kompania ishte vetëm dy vjeç, me një numër shumë të vogël punonjësish, dhe të gjithë atje në atë kohë e ndjenin nevojën për krijoni një motor kërkimi për imazhe, por nuk ishin të sigurt se sa përparësi do t’i jepnin.

Kur ndodhi momenti i veshjes së Lopez, atëherë kuptuan se sa thelbësore ishte.

Ndërkaq në vitin 2015, presidenti i Google Eric Schmidt pranoi se vëmendja masive ndaj kësaj veshje shërbeu vërtet si një motiv për krijimin e imazheve të Google.

“Kush do të mendonte se veshja ultra në modë e xhunglës mund të ketë një ndikim masiv teknologjik. Në atë kohë, ishte pyetja më e popullarizuar e kërkimit që kishim parë ndonjëherë” shkroi Schmidt në bloggun e Google.

“Por ne nuk kishim asnjë mënyrë të sigurt për t’i marrë përdoruesit pikërisht atë që ata donin: JLo e veshur në atë fustan dhe kështu lindi kërkimi i imazheve në Google”.

Disa vite më vonë, në javën e modës në Milano, Google u ribashkua me stilisten Donatella Versace për të shfaqur një fustan të ri të gjelbër të rindërtuar, të modeluar për Lopez, në fund të shfaqjes së markës pranverë-verë 2020.

Java e Modës në Milano, Jennifer Lopez dhe Donatella Versace

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore