Film

Historia intriguese e “Mbretëreshës së Technicolor”


Pakkush e njeh Maria Montez.

Ama historia e saj është thjesht ajo lloj mrekullie hollivudiane për të cilën njerëzit duan të dëgjojnë.

Si një emigrante nga Republika Domenikane me aftësi bazike në aktrim, ia doli me forcën e plotë të vullnetit të bëhej një nga yjet më të ndritur të Hollywood-it gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo e ndërtoi legjendën e saj përmes një sërë fantazish arratie në të cilat shikuesit e filmit, të rraskapitur nga zymtësia dhe sakrifica e luftës, ishin shumë të etur për t’u shkrirë.

Historia rrëfehet me kujdes në biografinë e re “The Queen of Technicolor: Maria Montez in Hollywood”, nga fotografi dhe autori Tom Zimmerman.

“Është një histori kaq e çuditshme, filloi të më intrigonte. Montez ishte e vendosur të bëhej gjerësisht e njohur”, ka treguar ai.

Libri i Zimmerman është biografia e parë e plotë në gjuhën angleze e aktorit dominikan.

Montez arriti famë duke nënshkruar me Universal Pictures, asokohe një nga studiot më të vogla të Hollywood-it.

Pasi e arriti kulmin, Montez u hodh mënjanë në mënyrë të pazakonshme nga studioja.

Pas një varg filmash të mëtejshëm evropianë, ku ajo u përqafua nga adhurues në Francë dhe Itali, ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër. Ishte vetëm 39 vjeçe.

“Dua që ky libër ta prezantojë atë me botën që e ka harruar kryesisht”, ka treguar Zimmerman.

“Kur po punoja për librin, në mënyrë të pashmangshme, askush që i tregova për të nuk e dinte se kush ishte. Është një luftë e vështirë, pasi ajo thjesht nuk mbahet mend fort mirë”, ka vijuar ai.

Ajo ia doli duke iu përkushtuar një metode të provuar dhe të vërtetë. Duke u ballafaquar me polemika dhe duke mos e lënë kurrë shtypin e Hollywood-it të harrojë emrin e saj.

Montez-it nuk iu desh shumë kohë që të përplasej me moralistët e kohës për veshjen e pulovrave tepër të ngushta nëpër fotografi.

Ajo e kaloi zhurmën që pasoi duke e përdorur këtë fuqi të saj në gjithnjë e më shumë publicitet dhe role gjithnjë e më të mira në filma.

Asaj i pëlqente të ekzagjeronte karakterin e saj dhe ishte gjithmonë në krahët e humorit.

Në një rast, teksa ngjitej në shkallët e famës, Montez u vetëpromovua duke ndjekur një kërcim studentor të parë në Universitetin e Harvard-it.

Sigurisht që imazhi i yllit magjepsës që shkeli në kampusin elitar shkaktoi bujë të madhe dhe Montez i bëri të gjitha.

Teksa kaloi një kohë të mirë, ajo u shërbeu të rinjve mitin se kishte interes të kërcente me ta.

“Ajo kishte gjithmonë një histori gati për një kolumnist gazete dhe kurrë nuk tha ‘jo’. Ajo do të bënte gjithçka për të hyrë në rubrikat e tyre”, ka treguar Zimmerman.

Në kohën kur Montez arriti kulmin, luajti rolin kryesor në gjashtë filmat e Neverland të Universal, fantazi që u zhvilluan në vende të dizajnuara për të nxitur interesat e audiencës në atë kohë.

Duke pasur parasysh dozën e tyre të rëndë të arratisjes dhe irrealitetin e përgjithshëm që portretizuan, këta filma luajtën mrekullisht në revolucionin Technicolor që kishte përfshirë Hollywood-in.

Kështu, ajo u njoh si “Mbretëresha e Technicolor”.

“Lufta e Dytë Botërore ishte një ndihmë e madhe për të”, ka treguar Zimmerman.

“Kishte një dëshirë të madhe për të pasur një film aksion që ishte krejtësisht i parëndësishëm dhe as që kishte shumë kuptim. Mund të shkoni në teatër dhe të harroni atë që po ndodhte. Filmat e saj ishin fotot perfekte të arratisjes”, ka shtuar autori.

Për këtë biografi të saj, ai ka hulumtuar me ngulm dhe ka arritur të realizojë një biografi të plotë të një gruaje që meriton të mbahet mend.

Libri është magjepsës për mënyrën sesi historia e tij e ngritjes së Montez kombinon elementet e sistemit të vjetër të studios së Hollywood-it që përcaktoi të ashtuquajturën epokë të artë të filmit, mjedisin kulturor dhe moralist të kohës dhe aparatin e gjerë publicitar që e lejoi Montez të kthente seksizmin e epokës në avantazh të saj.

Historia e Montez-it tingëllon e vërtetë për mënyrën sesi gratë e famshme ecin përpara ditën e sotme në kulturën e ngopur me imazhe.

Ajo padyshim do t’i përshtatej më së miri epokës së mediave sociale.

Sinqeriteti dhe aftësia e saj për të manipuluar paragjykimet kulturore në avantazhin e saj janë të gjitha të njohura për ndikuesit e sotëm.

Teksa  Montez ishte gjithnjë e varur nga fotografët për të bërë fotografi magjepsëse dhe kolumnistët e gazetave për të shkruar veprat e saj më të fundit, mund të imagjinohet se çfarë mund të kishte bërë sot në Instagram.

Ajo nuk humbet kurrë mundësinë për të na informuar se sa e bukur, tërheqëse, e mrekullueshme ishte Montez.

Megjithëse mund të mos ketë bërë art të madh, filmat e saj ishin kënaqësi sensuale që ndihmuan audiencën të imagjinonte botë të tjera.

Mbi të gjitha, ajo dukej se thjesht argëtohej shumë duke u kujtuar të gjithëve që të gjenin një hapësirë të vogël për gëzim dhe magjepsje në jetë.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore