Lajme

Historia emocionuese e murgeshës së gjunjëzuar para policisë në Myanmar


 

Një murgeshë katolike doli në rrugët e qytetit Myitkyina, kryeqyteti i shtetit Kachin, në veri të Myanmari-t, duke iu lutur në gjunjë forcave të sigurisë që të mos qëllonin demonstruesit e rinj të përfshirë në protesta paqësore.

Fotoja emocionuese përshkruan Motrën Ann Nu Thawng, nga kongregacioni fetar i Shën Francis Xavier, instituti i parimit dioqezan në Myitkyina. Imazhi u postua dje (duke u bërë virale) në mediat sociale nga Kardinali Charles Maung Bo, kryepeshkop i Yangon dhe është bërë imazhi simbolik i demonstratave.

Protestat masive në Myanmar filluan menjëherë pas marrjes së pushtetit nga ushtria dhe arrestimit të Këshilltarit të Shtetit, Aung San Suu Kyi, të partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në nëntor. Ushtria refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar vjedhje të votave.

https://twitter.com/CardinalMaungBo/status/1365954419410493440

 

Në Twitter, Kardinali Charles Bo, i cili ndiqte me shqetësim demonstratat në të gjithë vendin, shkroi: “Sot, kryengritja mori përmasa serioze në të gjithë vendin, policia po arreston, rreh dhe madje po pushkatohen njerëz”.

Në lot, motra Ann Nu Thawng lutet dhe përpiqet që të ndalojë policinë nga arrestimi i demonstruesve.

“Veprimi i murgeshës dhe reagimi i policisë që, kur pa lutjen e murgeshës, ndaloi, befasoi shumë prej nesh”, komentoi Fides Joseph Kung Za Hmung, drejtori i “Gloria News Journal”, e para gazetë web-i me bazë katolike në Myanmar.

“Motra Ann sot është një model për udhëheqësit e Kishës: peshkopët dhe priftërinjtë thirren në apel që të lënë gjendjen e tyre të rehatisë dhe të marrin shembull prej guximit të saj”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore