Film

Historia e vërtetë e filmit “The Dig” në Netfilx


Në verën e vitit 1937, ndërsa spektri i Luftës së Dytë Botërore po shfaqej mbi Evropë, Edith Pretty, një e ve e pasur që jetonte afër Woodbridge, në Angli, u takua me kuratorin e një muzeu lokal për të diskutuar gërmimin e tokave të saj.

Arkeologët  zbuluan një thesar dhe varrin më të pasur mesjetar të gjetur ndonjëherë në Evropë. Që daton nga shekulli VI ose VII pas Krishtit.

Varri 1 mijë e 400 vjeçar – që besohet se i përkiste një mbreti anglo-sakson, përmbante fragmente të një anijeje 88 metra të gjatë dhe një dhomë varrimi të mbushur me qindra thesare. Muzeu Britanik, i cili e ka atë sot, vlerësoi se gjetja ishte një “monument spektakolar në shkallë epike”.

Rëndësia e varrimit të Sutton Hoo nuk mund të nënvlerësohet. Jo vetëm që hodhi dritë mbi jetën gjatë periudhës së hershme mesjetare anglo-saksone (afërsisht 410 deri në 1066) por gjithashtu i shtyu historianët të rishikojnë mendimin e tyre për epokën e errët, epokën që pasoi largimin e Perandorisë Romake nga Ishujt Britanikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore