Sport

Historia e Rikako Ikee, Tokyo 2021


Olimpiada e Tokyo-s do të jetë “vakum” i blinduar, do të jetë e pamundur të ekzagjerohet në kremtime, do të duhet të respektojmë momentin tragjik që po përjeton e gjithë bota, por gjithashtu do të duhet të duartrokasim dhe të ngazëllohemi para bëmave, medaljeve dhe rekordeve të reja.

Nuk është rastësi që atletja simbol e Japonisë është Rikako Ikee; kampionia 20-vjeçare konsiderohet premtimi më i ndritshëm në notin japonez, e aftë të fitonte gjashtë medalje të arta në Lojërat Aziatike 2018, në moshën 18 vjeç.

Në 2019 ajo u diagnostikua me leuçemi, kaloi 10 muaj në spital, u kthye në ujë 406 ditë pas herës së fundit, shumë e hollë dhe pa forcë, vetëm për kënaqësinë e rijetimit të ndjesisë në vaskë. Ikee ka rifilluar trajnimin duke menduar të luajë shanset e saj në Lojërat e ardhshme të Parisit 2024. Prania e Rikako Ikee në Tokyo 2020 + 1 është një dritë që heq atë errësirë ​​të përshkruar në dokumentarin “The Center Lane”, të regjisorit të famshëm Hirokazu Koreeda (Palma e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë 2018 me “Një çështje familjare”).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore