Lajme

Historia e mësuesit pedofil që u zbulua nga emisioni “Piranjat”: Ai kishte ngacmuar edhe të mitura të tjera


Fazli Kikaj

Mësuesi pedofil, Fazli Kikaj, që u ekspozua në emisionin e ABC NEWS “Piranjat” ka një jetë të tërë që kishte ngacmuar vajzat.

Një prej tyre ka folur edhe për Albanian Post. Ajo thotë se 75 vjeçari e ngacmonte vazhdimisht.

Për AP kanë folur edhe ish-nxënës të tij.

Ata tregojnë se si djemtë e klasës ai i rrihte, derisa vajzat i ledhatonte krejtësisht jo përshtatshëm.

Policia ka treguar se e ka hapur rastin, vetëm pasi ka kuptuar nga AP për këtë situatë.

Ndërsa komshinjtë e Kikajt thonë se janë mbledhur me ta parë emisionin mbrëmë dhe se janë shqetësuar shumë.

Vetë Kikaj aktualisht gjendet në arrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore