Shëndet

Hipertensioni shkakton dëme në veshka


Sipas mjekut Alket Koroshi nefrolog, hipertensioni shkakton disa dëme ne trupin e njeriut, duke prekur edhe veshkat.

Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet më të shpeshta sot në të gjithë botën. Mbi një miliardë e gjysëm njerëz në botë, dhe rreth 500 mijë vetë në Shqipëri vuajnë nga kjo sëmundje.

Shkaqet e hipertensionit sipas mjekut, lidhen me ndryshimet e mënyrës së jetesës që ka të bëjë me rritjen e përdorimit të kripës në ushqim, mungesën e aktivitetit fizik, dhe rritjen e stresit në jetën e perditshme.

Këto faktorë shkaktojnë me kalimin e kohës komplikacione të tilla siç janë obeziteti, sindroma metabolike, dhe diabeti.

Rrjedhimisht çojnë në zhvillimin e hipertensionit arterial.

Është konstatuar se një e katërta e pacienteve me hipertension arterial kanë edhe demtim kronik të veshkave.

Sëmundjet e veshkave sot janë shumë te përhapura. Studimet kanë treguar që 10-15% e popullsisë adulte , vuajnë nga kjo sëmundje. Në rastin kur kemi zhvillim të hipertensionit arterial, veshkat komplikohen më shumë.

Në këtë mënyrë krijohet një lidhje e pandarë ku veshka e sëmurë jep hipertension arterial dhe nga ana tjetër hipertensioni e përkeqëson edhe më tej funksionin e veshkave. Pra veshka mund të jetë shkak por edhe viktimë e hipertensionit arterial./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore