Lajme

Hip-Hop zhurmon në Afrikën e Veriut


Koast-i është një vajzë nga Tunizia, e cila e ka prekur skenën e rep-it që në moshën 17-vjeçare. Ajo është larguar para katër vitesh nga vendi i saj Tunizia, drejt Parisit. Koast-i e ka marrë këtë vendin pasi në kohën kur asaj iu prezantua rryma muzikore e rep-it nga miku i saj, kjo rrymë nuk mund të luhej lirshëm në Tunizi.

Koast-i në Paris

Në mbrëmjen e vjeshtës në Paris, në sekondat e para të klipit, Koast-i, vajza nga Tunizia, largohet nga ndërtesa për të pirë një cigare vetëm. Ndërsa mbaron pirjen e duhanit, ajo fillon të dëgjojë muzikë me kufjet e saj, duke ecur përmes një oborri të zbrazët. Para katër vitesh Koast-i shkoi në Paris me “qëllimin e përcaktuar për të bërë muzikë lirisht”. Ajo e ka bërë këtë me sukses, duke forcuar vendin e saj në një skenë tuniziane të repit, të dominuar kryesisht nga burra.

Edhe pse rep dhe hip-hop janë të rëndësishëm në Tunizi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Koast-i thotë se duhet bërë më shumë për të shfaqur talentin që vjen nga vendi i saj i lindjes.

“Sipas mendimit tim, ne kemi nevojë për podkaste të duhura, debate, intervista të vlefshme, platforma më të specializuara, ekspertë që ndërveprojnë me artistë, kritikë të financuar mirë dhe shkrime”. Rritja e saj në skenën e rep-it në Afrikën Veriore është për t’u vlerësuar, duke pasur parasysh kulturën e dominuar nga meshkujt në rajon.

Rep dhe hip-hop në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, përballen për njohje në një skenë muzikore dhe kulturore të dominuar prej kohësh nga muzika pop arabe.

Një lëvizje e re po rritet në Afrikën e Veriut

Reperët e Afrikës së Veriut po i afrohen me guxim rrymës hip-hop, duke thyer tema tabu dhe duke eksperimentuar me prodhimin. Për artistët e këtij rajoni, përdorimi i këtyre ritmeve gjurmohet që nga Afrikanët e Veriut të Zi dhe komunitetet indigjene, të cilët janë pasardhës të tregtisë së skllevërve.

“Kjo muzikë është prodhuar fillimisht si pjesë e ritualeve të përbëra nga njerëz të zinj,” tha Boubaker.

Cristina Moreno Almeida, një bashkëpunëtore postdoktorale në King’s College në Londër, thotë se edhe në skenën e hershme të hip-hopit, reperët ishin të vetëdijshëm për referencat e tyre ndaj racës dhe njerëzve me ngjyrë, kryesisht udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara.

Vetë suksesi i hip-hopit gjithashtu ndryshon midis vendeve në të gjithë Afrikën e Veriut. Artistët tunizianë dhe në veçanti ato algjerianë nuk kishin këtë qasje.

Hip-hop për Koast

Artistët si Koast kanë përfituar nga ky ekspozim, por hip-hopi për të mbetet thjesht një mënyrë e natyrshme e “jetesës dhe qenies”. Ajo vazhdon të shfrytëzojë përvojat e saj të jetuara për frymëzim.

“Prejardhjet e mia, ndikimet, referencat, mënyra e të menduarit dhe të qenit ndikohen kryesisht nga gjithçka që kam përjetuar gjatë periudhave të ndryshme të jetës sime, qoftë në shtëpi në Tunizi apo në Evropë dhe ndoshta kudo tjetër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore