Lajme

Hill: ShBA-të do përfshihen më shumë në Ballkanin Perëndimor, koha na dikton të nxitojmë


Christopher Hill

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur që të përfshihen më shumë në Ballkanin Perëndimor e të veprojnë më shpejtë, ka thënë ambasadori amerikan, Christopher Hill, në një intervistë realizuar për televizionin publik serb RTS.

“SHBA-të duhet të angazhohen më shumë këtu”, deklaroi Hill, duke u ngutur për ta bërë të qartë se ky angazhim asnjëherë nuk do të thotë “konkurrencë me Bashkimin Evropian por në marrëveshje me BE-në”.

Përndryshe, Hill ka shtuar se SHBA-të e BE-ja prej kohësh nuk kanë qenë më të koordinuara se sa tani.

“E dini, nuk mbaj mend që BE-ja dhe SHBA-ja të kenë qenë më të lidhura se sa janë tani”, tha ai.

“Ndoshta arsyet për këtë janë sulmi tragjik, brutal i Rusisë ndaj Ukrainës fqinje. Është e qartë se duhet të ketë më shumë prani të SHBA-së (në Ballkanin Perëndimor). Kjo nuk do të thotë më pak BE, por SHBA-ja duhet të jetë më e angazhuar”.

Si shenjë e këtij angazhimi të shtuar amerikan, Hill ka përmendur edhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Madje tha se “ai është një negociator shumë i aftë”, dhe se “është njeriu i duhur në momentin e duhur”.

“Ai ka shumë përvojë, veçanërisht në Serbi, kështu që mendoj se kemi njeriun e duhur për këtë punë”.

Ky angazhim me marsh të theksuar shpejtësie për Hill-in është nevojë e kohës.

“Situata aktuale gjeopolitike na dikton që të nxitojmë”, përfundoi ai.

Amerikanët kërkojnë “Asociacionin që kurrë nuk do të formohet” në tavolinë – menjëherë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore