Stil

Hilet që ju bëjnë të dukeni menjëherë “fashion”


Jemi mësuar të shohim blogger-e, apo vajza të njohura të veshura e të kombinuara bukur. Por, sa herë na ka ndodhur, që të njëjtat rroba mund të gjenden dhe në dollapin tonë. Me një dallim të vetëm, tek ne nuk duken “fare” bukur.

Ndaj ne do të ndajmë me ju, disa hile që vajzat e njohura përdorin për tu dukur gjithmonë “fashion”.

Fusni një anë të xhaketës brenda

Njërën nga anët e këmishës fute në pantallona, kështu do të ngjani class pa u dukur shumë zyrtare.

Mbështjellja e mëngëve deri në bërryl

Paloseni mëngën më dysh dhe ngrijeni deri lart te krahu. Është pak e çrregullt por do të ngjajë shumë chic.

Përthyerja e xhinseve

Palosini xhinset tre ose katër centimetra. Është e përkryer për të treguar takat e holla apo për t’i bërë më të përshtatshme për trupin tënd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore