Stil

Hiker-at do të veshin Gucci


Gucci ka hedhur në treg linjën e dedikuar për të gjithë dashamirësit e hiking-ut, në bashëpunim me kompaninë prestigjoze të veshjeve të alpinizmit The North Face.

Ky vendim u bë me dije që në shtator. Ndërkohë sot kemi fotot e para të veshjeve që kanë prodhuar ekipet e dy kompanive.

Veshjet kanë motive nga të dy firmat. Ajo që është tentuar të realizohet ka të bëjë me trashëgiminë që kanë këto dy marka në botë që prej themelimit.

Gucci u themelua në vitin 1921 nga Guccio Gucci në Firenze. Që prej asaj kohe njihet si një ndër markat e veshjeve të luksit më të mëdha në botë.

Ndërkohë, The North Face u themelua në 1966-ën në San Francisco. Ata njihen për produktet e tyre të alpinizmit dhe hiking-ut.

Linja do të jetë si për meshkuj ashtu edhe për femra. Në to do të përfshihen veshjet, aksesorë, çanta dhe këpucë. Gjithashtu do të ketë edhe tenda kampingu, duke iu referuar fushës ku operon kompania amerikane.

Veshjet do të përfshijnë xhupa, pallto, bluza, funde dhe kominoshe.

Tashmë edhe hiker-at do të kenë mundësinë të vishen me stil dhe luks./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore