Sport

Higuain shpërthen në lot pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli


Futbollisti argjentinas, Gonzalo Higuain, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai e ka bërë të ditur largimin nga futbolli i luajtur përmes një konference, ku 34-vjeçari tha se pas përfundimit të sezonit në SHBA, do të pensionohet.

Aktualisht Higuain luan për skuadrën nga MLS, Inter Miami, që prej se u transferua nga Juventus-i në verën e vitit 2020.

Ndërkaq, përveç ekipit nga Torino, Higuain kishte luajtur edhe për klubet e mëdha si: Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan e Chelsea.

Gjatë karrierës së tij me këto klubet e lartcekura, si dhe me River Plate-n, aty ku nisi karrierën, Higuain ka shënuar në total 333 gola (121 me fanellën e Real-it).

Ai gjithashtu numëron edhe 75 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Argjentinës, ku ka shënuar 31 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore