Sport

Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve për femra, “grup i ferrit” për Vllazninë


Është hedhur shorti për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve në futbollin e femrave.

Vllaznia e Shkodrës do të marrë pjesë në këtë garë, derisa gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për grupe.

Shkodranet nuk patën aspak fat në këtë hedhje të shortit, teksa në Grupin A janë shortuar me Paris Saint Germain, Real Madrid dhe Chelsea.

Kujtojmë që vashat shkodrane tashmë kanë shkruar historinë, duke u bërë ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në një garë kaq të rëndësishme siç është Liga e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore