Shqipëria

Hidhet nga kati i 5-të, ndërron jetë 28-vjeçarja


Një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur më 29 janar në Tiranë.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima”. Paraprakisht dyshohet se e reja me inicialet L.H, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 29 janar 2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të pestë të pallatit ku banonte shtetasja L.H, 28 vjeç. Për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore