Aplikacione

Heynote, aplikacioni i ri i shënimeve


Heynote është aplikacioni i ri i shënimeve i cili është shtuar në gamën e Google Play.

Aplikacioni Heynote mundëson të mbahen shënime të personalizuara në ekranin kryesor dhe në sfondet e ekranit të aparatit celular.

Lidhur me përdorimin e aplikacionit mjafton të shkruhen shënime apo tekste të ndryshme në ekranin kryesor ose në ekranin e kyçjes.

Më pas shënimet e shkruara në ekran mund të personalizohen sipas dëshirës duke përzgjedhur pozicionin e tekstit në ekran, ngjyrën, transparencën dhe llojin e shkrimit.

Sipas Google Play aplikacioni “nuk është i kufizuar në shënime” dhe mund të ndryshohen në çdo kohë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore