Pajisje

Hetimi i korrupsionit në Fondin e Madh të Kinës zbeh sektorin e çipave


Korrikun e vitit të kaluar, zhdukja e Gao Songtao, ish-zëvendëspresidentit të menaxherit të fondit qeveritar Sino IC Capital, ishte një paralajmërim.

Mbikëqyrësi i brendshëm i Partisë Komuniste kineze konfirmoi muaj më vonë se ai ishte nën hetim për korrupsion.

Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës (CCDI) kishte drejtuar një operacion me objektiv sektorin masiv të çipave të Kinës dhe se çfarë ndodh me dhjetëra miliarda dollarë të mbledhura për të investuar në të.

Dhe Gao ishte një nga drejtuesit e parë që u përball me akuza për korrupsion.

Ai ka theksuar  rolin e rëndë të shtetit, për të cilin analistët besojnë se ka hedhur bazat për lulëzimin e ryshfetit dhe shpenzimeve të kota.

Nga ana tjetër, ka sjellë një pengesë në synimin e Kinës për të arritur vetë-mjaftueshmërinë për çipa.

“Fushata kundër korrupsionit është një paralajmërim për mua dhe ekipin tim”, ka thënë një zyrtar i lartë në një fond gjysmëpërçues të qeverisë lokale në Kinën jugore.

Të paktën 12 persona me lidhje të thella me industrinë e çipave, gjatë tre muajve të fundit kanë qenë nën hetim ose janë zhdukur.

Referuar një tjetër zyrtari qeveritar, synimi i CCDI-së ndaj figurave të larta e ka lënë industrinë të çorientuar dhe në ankth.

Në qendër të stuhisë është Fondi Kombëtar i Investimeve në Industrinë e Qarkut të Integruar.

I njohur si Fondi i Madh, ai është një nga fondet më të rëndësishme udhëzuese të qeverisë së Pekinit, me automjetin e investimeve publike-private.

Ai mbledh 47 miliardë dollarë për të ndjekur ëndrrën e presidentit Xi Jinping për t’i dhënë fund mbështetjes së madhe të Kinës në teknologjinë e huaj të çipave.

Gao kishte punuar para arrestimit në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit për vite, drejtoi Sino IC Capital, i cili menaxhonte asetet e Fondit të Madh.

Ky fond i krijuar në vitin 2014, ka një rrjet kompleks interesash.

Aksionerët përfshijnë ministrinë e Financave, huadhënësin shtetëror China Development Bank, monopolin e fuqishëm China Tobacco dhe gjigantin e telekomunikacionit China Mobile.

Por tani operacionet e investimit të fondit thuajse kanë ngecur.

“Agjencitë shtetërore kanë hyrë për të audituar dhe shqyrtuar të dhënat financiare të njerëzve dhe kompanive të përfshira. Ata do të vendosin kërkesa më të rrepta për organizimin dhe operacionet investuese që do të pasojnë”, ka thënë zyrtari.

Pekinit e ka përfshirë një atmosferë pasigurie pasi nuk ka sqaruar shtrirjen e fushatës dhe ka dhënë vetëm detaje të pakta për çdo krim të supozuar.

Sipas Yuen Yuen Ang, shkaku kryesor i korrupsionit në Kinë rrjedh nga ndikimi i madh i shtetit mbi ekonominë.

Veçanërisht të ndjeshme, për Ang, janë mbi 1 mijë e 800 fondet udhëzuese të qeverisë që veprojnë si Fondi i Madh.

Kombinimi i “mega transaksioneve, instrumenteve komplekse financiare dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies mund të paraqesin tokë pjellore”.

Goditja e korrupsionit ka ardhur në një pikë kritike për Xi-në dhe ambiciet e tij për vetë-mbështetje teknologjike. Imperativi për arritjen e tij nuk ka qenë kurrë më i madh.

Kina sheh disa opsione të tjera përveç rritjes së shpenzimeve për çipat për të kundërshtuar atë që Pekini e sheh si një “bllokadë” në zhvillimin e sektorit të vet të teknologjisë.

Por shumë brenda industrisë besojnë se nevojitet një rishikim i qasjes së Pekinit.

Kur u krijua Fondi i Madh, fokusi kryesor ishte prodhimi i çipave dhe jo teknologjitë themelore të nevojshme për të ndërtuar një industri të pavarur nga themeli.

Sakaq, theksi i Pekinit te prodhimi ka mbështetur fokusin e industrisë në fabrikat e fabrikimit që ndërtojnë çipa të nivelit të ulët në një shkallë të gjerë.

Po ashtu Fondi i Madh kanalizoi pjesën më të madhe të financimit në kompani që së shpejti do të ishin fitimprurëse, duke lënë më pak para për përpjekjet afatgjata të zhvillimit.

Prodhuesit e çipave si SMIC, Hua Hong dhe YMTC, janë rritur me shpejtësi. Kurse Kina ka mbetur thellësisht e varur nga grupet e huaja për projektimin e çipave dhe pajisjet e nevojshme për t’i prodhuar ato.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore