Lajme

Hetimet për aksidentin tragjik, prokurorë e hetues bullgarë pritet të shkojnë në Maqedoninë e Veriut


Një ekip prej gjashtë hetuesve nga Shërbimi Kombëtarë për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë pritet të shkojnë në Maqedoninë e Veriut ku do të merren me procedurën parahetimore për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 46 persona.

Këtë e bëri të ditur për “24 Orë”, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë.

Sipas saj, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë jep mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike.

“Në këtë drejtim, kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme”, tha Mileva.

Ndërkaq obdiksionet janë kryer dhe tani kufomat po mbahen në pritjet të një vendimi të prokurorisë bullgare.

Por, pritet identifikimi i ADN-ve, i cili do të zgjasë rreth 7 ditë, pasi shumë viktima janë dëmtuar shumë dhe nuk mund të identifikohen.

Për sa i përket personave të lënduar, të 7 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por njëri është në gjendje më të rëndë pasi ka djegie të shumta.

Më 23 nëntor, të paktën 46 persona kanë vdekur, 45 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.

Sipas autoriteteve bullgare, ky incident ndodhi në një autostradë të Bullgarisë perëndimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore