Stil

Hermes prezanton çantën me perime


Çanta është një prej aksesorëve që përdoret më së shumti, dhe nuk mungon asnjëherë në gardërobën e vajzave.

Një çantë e modës duhet të plotësojë në mënyrë të favorshme tiparet e paraqitjes dhe figurës tuaj, të përputhet me stilin e përgjithshëm të veshjes dhe të përmbushë detyrimet e saj, praktikisht të përmbajë gjithçka që duhet të merrni me vete.

Prada së fundmi ka prezantuar modelin më të ri të çantave, prej leshi dhe padiskutim që do të jetë trend-i i këtij sezoni.

Janë ndër modelet më praktike dhe perfekte për t’i mbajtur gjatë ditës. Nëse i preferoni të mëdha apo të vogla, të thjeshta apo të çmuara përgatituni sepse pa këto çanta nuk mund te bëni.

Ndërkaq, shtëpia franceze e modës luksoze, Hermes nga ana tjetër ka krijuar një linjë me çanta, tërësisht e realizuar me perime.

 

Aktualisht, tri modele të perimeve të ndryshme janë publikuar, duke riinterpretuar çantën e kultit nëpërmjet aranzhimeve krijuese të shpargut, lakrës dhe trangujve.

Të gjitha modelet Birkin nga perimet i ka bërë artisti Ben Denzer.

Hermès publikoi të tri çantat veç e veç, duke i shoqëruar secilën me shkrimin ‘çantat klasike që të frymëzojnë me artin e tyre aq shumë saqë do të mund t’i haje’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore