Sport

Henderson mungon deri në 10 javë, nuk do të luajë as kundër Shqipërisë


Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson nuk do të luajë për deri në 10 javë, si rezultat i dëmtimit që pësoi kundër Everton.

Mesfushori anglez, u detyrua të largohet në pjesën e parë të ndeshjes, në humbjen e derbit “Merseyside”,  dhe kjo i shtoi probleme klubit anglez për shkak të lëndimeve të shumta.

Ai i bashkohet Virgil van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe Fabinho në listën e lëndimeve të skuadrës së Jurgen Klopp.

Henderson është operuar dhe do të humbasë tre ndeshjet kualifikuese në Kupës së Botës në Angli, por pritet të kthehet këtë sezon.

Mesfushori është përdorur në mbrojtje javët e fundit me Jurgen Klopp, pa tre mbrojtësit kryesor të Liverpool.

Deklarata e klubit nuk vendosi një afat kohor në kthimin e tij, por BBC Sport kishte kuptuar që ai do të kthehet për tetë deri në 10 javë.

“Asnjë afat specifik kohor nuk është vendosur për kthimin të tij,” tha një deklaratë në faqen e zyrtare të klubit.

“Megjithatë, 30-vjeçari përjashtohet fillimisht deri pas ndërprerjes ndërkombëtare të marsit.”

Ai tani do të humbasë të paktën pesë ndeshje në Liverpoolit, duke përfshirë një ndeshje në shtëpi të Premier League me Chelsea dhe ndeshjen kthyese në kudër të 1/8-ve-të finales në Champions League me RB Leipzig.

Ai gjithashtu do të mungojë për ndeshjet kualifikuese të Anglisë kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë në Mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore