Sport

Hendboll për meshkuj, Franca fiton medaljen e artë dhe vendos rekord


Kombëtarja e Francës në hendboll për meshkuj ka fituar medaljen e artë në Tokio 2020.

Franca u përballë me Danimarkën në “Ariake Arena”. Ndeshja ishte një përseritje e finales së Rio 2016, ku triumfuese doli Danimarka, por tashmë francezët u “hakmorën”.

Danimarka pati mundësinë e mirë për të barazuar ndeshjen dhe për ta dërguar në shtesë në 45 sekondat e fundit, por nuk ia arriti.

Kështu, Franca fitoi lojën me rezultatin 25-23, duke marrë një medalje rekord, pasi është e treta e artë olimpike në këtë sport.

Në vendin e tretë doli Spanja e cila fitoi medaljen e bronzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore