Sport

Hedhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës


Të martën me fillim nga or 13:00, në ambietent e stadiumit “Fadil Vokrri”, është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti ka bërë që njëri çift të jetë mes dy klubeve nga Superliga Prishtina – Llapi, dhe tjetri çift të jetë mes dy ekipeve nga Liga e Parë e Kosovës Istogu – Dukagjini.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me vajtje – ardhje, më datat 7 dhe 21 prill 2021.

Kujtojmë që fituesi i Kupës së Kosovës, do të ketë mundisinë të luajë në Kupat e Evropës.

Ndërsa këtë herë, si rrallë herë më parë, në gjysmëfinale bëjnë pjesë dy klube nga Liga e Parë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore