Lajme

Hebreu i fundit lë Kabulin


Ai po mbronte një sinagogë, por pas rëndimit të situatës në Afganistan, edhe hebreu i fundit i gjendur në Kabul, është evakuuar.

Një ndër komunitetet izraelite më të lashta në histori, ai i Afganistanit, nuk është më.

Zebulon Simentov, ishte rojtari i sinagogës së fundit në Kabul, por talebanët i vunë në dukje disa herë se më mirë, ishte që ai të largohej nga vendi.

Komuniteti hebre në Kabul, daton që prej një mijëvjeçari e gjysmë më parë. Sinagoga e tyre atje, është pak më e vonshme se bazilika e Shën Pjetrit në Romë. Pas 15 shekujsh, ky komunitet nuk do të jetë më i vendosur aty.

Pamje nga brenda sinagogës së Heratit

Misionin e shpëtimit, e organizuan disa biznesmenë amerikanë me origjinë hebree.

Zebulon vinte nga qyteti i Heratit. Ndërsa vitin e saktë të lindjes, nuk e ka të dokumentuar. Me sa i kanë thënë atij, sipas llogarive, është datëlindjes 1959.

Ai i ka përjetuar vetë luftërat moderne në Afganistan, si atë me sovjetikët, si zbarkimin e amerikanëve.

Zebulon Simentov, i fotografuar në përditshmërinë e tij, në vitin 2009

Pas, Zebuloni do të lërë një trashëgimi të jashtëzakonshme të hebrenjve në Afganista. Por, përtej kësaj, siguri nuk ka as nëse do të mbijetojë apo jo kjo pasuri trashëgimore e kulturore.

Talebanët, prej javësh, vijojnë të dalin kundër lirive themelore të njeriut. Protestat po kthehen në tribuna plagosjesh e vrasjesh.

Gratë, janë ato që momentalisht po bëjnë rezistencën më të madhe. Prej tyre po lindin protesta e demonstrata. Por, edhe dhunë e shtuar, me fshikullime e rrahje nga ana e talebanëve kundrejt tyre.

Një civilizim i tërë hebre u zhbë në Kabul. Të tjerë, mund të kenë të njëjtin fat, në mos më keq.

Paniku, në largim e sipër, ende ekziston.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore