Film

HBO-së dhe Netflix-it u shtohen konkurrentë të ri të fuqishëm


“Television Academy” ka lajmëruar nominimet e 73-ta me rradhë të “Primetime Emmy Awards” mëngjesin e së martës. “HBO” i ka bashkuar fuqitë me “HBO Max” për të korrur fitore në numrin e nominimeve ndaj “Netflix”, me një rezultat minimal 130 (HBO dhe HBO Max) me 129 (Netflix).

Por ndoshta tregimi i vërtetë është kush ishte i treti? Me 71 nominime doli platforma “Disney Plus”, duke ju falënderuar mini-serive “WandaVision” dhe serive “The Mandalorian”.

“The Crown” në “Netflix” dhe “The Mandalorian” në “Disney Plus” ishin në maje, që të dyja me nga 24 nonime, pasuar nga “WandaVision” me 23 nominime, “The Handmaid’s Tale” nga “Hulu” me 21, “Saturday Night Live” me 21, “Ted Lasso” nga “Apple TV Plus” me 20, “Lovecraft Country” me 18, “The Queen’s Gambit” me 18, dhe me 16 nonimine “Mare of Easttown” e “HBO”-së.

Me kaq shumë plaftorma transmetuese konkurrente është e qartë se forcat filmike janë në garë për supremaci kinematografike.

Në nominimet për “Emmy” kemi forca të reja transmetuese të cilat janë relativisht të reja, por që përbëjnë më së shumti sukses në këtë drejtim janë “Disney Plus”, “HBO Max”, “Apple TV Plus”, të cilat para 3 vitesh nuk kanë ekzistuar fare.

“Primetime Emmy Awards” do të transmetohen më 19 shtator, në televizionin CBS. Siç u njoftua të hënën, Cedric i “The Neighbourgood” do të udhëheqë ceremoninë, ndërsa “Hudlin Entertainment” dhe “Done Dusted” do të jenë edhe një herë partner për të prodhuar transmetimin televiziv për të dytin vit radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore