Kosova

Hazir Borovci dëshmitar në Gjykatën Speciale


Hazir Borovci, Kryetari i degës së LDK-së në Velani

Kryetari i degës së LDK-së në lagjen Velani të Prishtinës, Hazir Borovci, ka udhëtuar për në Holandë në mënyrë që të jap dëshminë e tij në Zyrën e Specializuar në lidhje me pretendimet e Gjykatës Speciale për krime luftë.

“Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën”, ka shkruar Borovci në llogarinë e tij në Facebook, “për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!’’, ka përfunduar ai.

Këtij shkrimi të shkurtër, Borovci i ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku ai shihet i ulur në një kolltuk me lokacion Hagën.

Borovci nuk ka treguar se për rastin e cilit nga të akuzuarit është ftuar të dëshmoj në gjykatë dhe nëse ka e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë apo akoma nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Borovci nuk njihet në LDK si politikan që çuditë me ide, por njihet si ai burri që thoshte se kishte folur me Ibrahim Rugovën në varr.

Borovci në tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së në një fjalë rasti para të pranishmëve kishte bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët”, kishte thënë Borovci me të marrë fjalën para të pranishmëve në sallë.

“E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci,

Por, ai në një biografi të tij ka treguar se më parë kishte qenë edhe këshilltarë i Ministrit të Rendit Publik në Qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit, Rexhep Selimi.

Në vitin 1999-2000 kur Borovci ishte këshilltarë i Rexhep Selimit, ishin vrarë disa nga fytyrat më eminiente të LDK-së, për të cilat kjo parti jo rrallë herë e ka fajësuar SHIK-un, që ka qenë pjesë e Qeverisë së Përkohshme.

Në ato vite ishte vrarë edhe XhemajlMustafa, Shaban Manaj, EkremRexha-Drini, dhe figura tjera.

Varri i Ibrahim Rugovës në lagjen Velania në Prishtinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore