Lajme

Haxhiu: Duhet një mekanizëm që do ta kontrollojë Gjykatën Speciale, s’i raporton askujt – po shqetësohemi


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Speciale nuk i raporton askujt, duke shtuar ky fakt “po e shqetëson”.

Prandaj, ajo ka kërkuar që të bëhet një instancë ndërkombëtare që ta monitorojë Specialen.

“Nuk ka asnjë gjykatë që funksionin kësisoj, mbajta në paraburgim për një kohë kaq të gjatë është shkelje e konventës ndërkombëtare. Për çështje të tilla, jo gjithçka mund të bëhet publike, por deri më tani nuk kemi pas diçka zyrtarisht me shkrim, pasi është vetëm në fazën e diskutimeve për një mekanizëm”, tha Haxhiu në Klan Kosova.

“Momentin që ne kemi qenë atje jemi takuar edhe me Avokatin e Popullit, por na ka thënë se gjithçka është konfidenciale”, shtoi ajo.

Ajo ka theksuar se “interesimi i jonë duhet të adresohet përmes vizitave atje”.

“Është përgjegjësi dhe obligim që t’i vizitojmë ata dhe në këtë drejtim që çfarëdo tendence për të thënë që është ndërhyrje mendoj që nuk qëndron”.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mënyra si po funksion Gjykata Speciale karakterizohet me defekte të shumta.

Sipas tij, prokuroria si organ i ndjekjes e ka bërë një aktakuzë, e cila nuk niset nga principi individual i krimeve të supozuara.

“Pra, unë isha atje dhe prej një vështrimi e kam krijuar përshtypjen si është e Kosovës ajo gjykatë, ajo nuk është hiç e Kosovës. Si është e Kosovës, në çfarë mënyre është e lidhur me vullnetin e popullit”, kishte thënë ai.

Prandaj, ai pati theksuar se “duhet të ketë mekanizma të llogaridhënies, ose të drejtësisë”.

“Problemi është që ka defekte elementare brenda gjitha shkallëve. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të kërkohen gjithmonë, jo bërë ta zhbërë këtë gjykatë, nuk e thonë as ata vet që janë të akuzuar, këtë gjykatë vetëm ta bëjmë më funksionale”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore