Përballje

Hawks kalojnë në finalen e Konferencës Lindore


Duel mes Trae Young dhe Joel Embiid

Përballja mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks ishte befasuese dhe dramatike.

Përballja mes 76ers dhe Hawks përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 96:103.

Tani më, Atlanta Hawks kanë avancuar në finalen e Konferencës Lindore pas fitores së serisë me rezultat 4:3.

Ata do të përballen me Milwaukee Bucks në finalen e Konferencës Lindore, të cilët mposhtën Brooklyn Nets.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.

Ishte Kevin Huerter, i cili u tregua “magjik” në ndeshjet e shtatë të serisë, në momentet më vendimtare, ku shënoi më së shumti pikë në karrierë gjatë një ndeshjeje.

Kevin Huerter dhe Clint Capela

76ers kanë dështuar për herën e tretë me radhë për të u kualifikuar në finalen e Konferencës Lindore, edhe pse këtë vit ishin të radhitur në pozitën e parë në sezon të rregullt.

Megjithatë, “vulën” për fitoren e Hawks e vendosi lideri, Trae Young me një tre-pikësh nga distanca.

Trae Young dhe John Collins

Lojtarët që kontribuuan në fitoren e Hawks ishin Kevin Huerter me 27 pikë, Trae Young me 21 pikë e 10 asistime.

Ndërsa te 76ers më të mirët ishin Joel Embiid me 31 pikë e 11 kërcime dhe Tobias Harris me 24 pikë e 14 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=-U_bik49gY8

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore