Sport

Havertz mbron trajnerin e tij: Potter është trajner i madh, lëre mediat çfarë flasin


Kai Havertz u hodh në mbrojtje të Graham Potter pasi Chelsea kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një fitore vendimtare ndaj Borussia Dortmund-it.

Mesfushori sulmues ishte protagonist në këtë ndeshje duke e shënuar golin e dytë në këtë ndeshje, i cili i dha avantazhin bluve të Londrës prej 2:0, gjë që solli edhe kualifikimin tutje.

Ishte një rezultat shumë i nevojshëm për Graham Potter, i cili është vënë nën shënjestër të kritikave në javët e fundit pas paraqitjeve shumë të dobëta të ekipit të tij.

Por pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij në “Stamford Bridge”, shumë po e mbështesin Potter-in për të pasur sukses, duke përfshirë Havertz, i cili i bëri të qarta ndjenjat e tij në një intervistë pasionante pas ndeshjes.

“Ne e dimë se presioni po vjen ndaj tij,” tha ai për “beiN SPORTS”. “Ju mund ta shihni se ai është një menaxher i madh. Në media nuk mund të besoj se sa njerëz flasin për të”, shtoi futbollisti gjerman.

“Ne kemi 100 trajnerë në Angli që mendojnë se dinë më mirë se ai. Ne e dimë se në dhomën e zhveshjes ai është një personalitet i madh dhe menaxher i madh dhe na ndihmon shumë të gjithëve. Përfshirë mua. Ne jemi 100 për qind pas tij”.

“Edhe pse njerëzit mund të mos e shohin atë, sot të gjithë e kanë parë se ai është një menaxher i madh”.

Përpara ndeshjes të së martës, Potter refuzoi të fajësonte Havertz-in për mungesën e golave në gjashtë ndeshjet e fundit me ekipin e tij.

“Mendoj se duhet të sulmojmë më mirë si ekip dhe kjo është përgjegjësia ime. Është shumë e lehtë të zmadhosh individët dhe t’i fajësosh ata”, kishte thënë Potter para ndeshjes me Dortmund-in.

“Është një kolektiv, ne duhet të krijojmë më shumë, të bëjmë më mirë dhe kjo fillon me mua, duke ndihmuar ekipin të ketë shanse më të mira, më shumë shanse sepse atëherë nuk dyshoj në cilësinë e lojtarëve”.

Havertz e shpërbleu besimin e menaxherit të tij të martën mbrëma me një gol që pa dyshim do të forcojë pozicionin e Potter-it.

Pra, Chelsea tani ka siguruar kalimin në çerekfinale, por në Premier Leauge nuk po ecin gjërat mirë.

Blutë e Londrës momentalisht pozicionohen në vendin e 10-të në tabelë me 34 pikë, 11 më pak se zona Champions.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore