Përballje

Hattrick-u i Prognit i siguron fitoren dominuese Gjilanit


Dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me befasi.

Ndeshja mes Ulpianës dhe Gjilanit përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:4.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga mysafirët, ku sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni arriti të shënoi tre gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, të cilën e shënoi Gerhard Progni.

Nëntë minuta më pas, Progni dyfishoi epërsinë në 0:2 për Gjilanin.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë, ku një nga ta e shënoi Progni për të kompletuar hattrick-un, ndërsa tjetrin Blerim Krasniqi.

Gjilani radhiten në pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa Ulpiana në vendin e nëntë me 24 pikë.

Në anën tjetër, ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe pa gola deri në pjesën e dytë, ku Dukagjini morën epërsinë.

Goli i vetëm i ndeshjes, dhe i fitores për Dukagjinin erdhi në minutën e 72-të me anë të Ergyn Ahmetit, i cili shënoi nga pika e penalltisë.

Më pas në minutën e 86-të, Bujar Pllana u ndëshkua me karton të kuq dhe la kryeqytetasit me një lojtar më pak.

Prishtina radhiten në pozitën e pestë me 42 pikë, ndërsa Dukagjini janë në vendin e gjashtë me po aq pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore